Kryejmë ndërtim dhe rikonstruksion rrugësh me cikël të plotë pune: gërmime dhe punime dheu, vepra arti, kanalizime dhe asfaltim rrugësh, sipas specifikimeve teknike dhe normativave në fuqi.
Referencat tona përfshijnë punime në Autostradën Morinë–Prishtinë (nënsipërmarrje), tunelin & rrugën Tiranë–Elbasan (COPRI-AKTOR), segmentin Lushnjë–Berat, si dhe projekte rikonstruksioni rrugësh në Gjergjan (Elbasan), Kardhiq–Delvinë (Loti 6), Bashkia Dimal dhe zona të ndryshme në Mallakastër.
Me flotë të plotë makinerish (eskavatorë, grejder, rrula, autobetoniere, kamionë) dhe impiant betoni e linjë gurore, garantojmë ritëm pune, furnizim të qëndrueshëm me inerte dhe cilësi të kontrolluar në kantier.
Puna dorëzohet në afat dhe me cilësi të provuar, duke respektuar standardet teknike dhe komunikim korrekt gjatë gjithë procesit.




