Kush jemi?
“ARDMIR” sh.p.k. e ka zanafillën si një biznes familjar i themeluar në vitin 1991, nga
z.Përparim Çobo (babai i administratorit aktual z.Fatmir Çobo).
Eksperiencën e fituar në vite nga puna në një ndërmarrje shtetërore z.Përparim
Çobo, vendosi ta ndante me djalin e tij, z.Fatmir dhe të krijonin një sipërmarrje
private. Fillimisht janë blerë disa makineri bujqësore të përdorura, të cilat i
rregulluan së bashku.
Z.Fatmir Çobo në vitet 2000 emigron në Itali dhe mbështet sipërmarrjen e familjes
me njohuritë e eksperiencën e fituar në një vend të huaj. Duke u nisur nga ambicia e
z.Fatmir dhe angazhimi profesional në fushën e ndërtimit në Itali, në vitin 2008
vendosin të ndryshojnë profilin e punës. Nga viti 2008 aktiviteti lidhet me makineritë
për punime në ndërtim. Data e themelimit të kompanisë është 04/01/2008. Duke u
angazhuar në blerjen e makinerive të reja, në rekrutimin e burimeve njerëzore dhe duke
fituar besimin e partnerëve në projekte të ndryshme ka arritur zgjerojë natyrën e aktivitetit
të saj që nga viti 2010 e në vijim.
Shoqëria jonë me datë 07/09/2012 u pajis me Lejen Minerare të shfrytëzimit nr.1577 datë
07.09.2012 për shfrytëzimin e gurit gëlqeror pllakor dhe masiv.
VLERAT KRYESORE
- Ndershmëria në punë. Është vlera kryesore e kompanisë për të punuar në
mënyrë transparente dhe me besim, duke fituar respektin e partnerëve të
biznesit, autoriteteve, kolegëve dhe punonjësve të kompanisë. - Përgjegjshmëria. Të pranuarit e përgjegjësisë për veprimet apo vendimet e
ndërmarra, duke krijuar besim për faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. - Diversiteti dhe gjithëpërfshirja. Kompania ka arritur të rekrutojë personel me
eksperienca jete dhe pune të ndryshme, duke vlerësuar integritetin e
gjithësecilit. Larmishmëria e përfshirjes dhe eksperiencat e fituara, janë faktor
për rritjen e rezultateve dhe përmirësimin e punës në grup. - Të mësuarit dhe përmirësimi i vazhdueshëm. Askush nuk i ka të gjitha
përgjigjet. Manifestohet mbështetja e dëshirës për të mësuar dhe për t’u
përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme. - Cilësia. Matësi i performancës së një aktiviteti është furnizimi me produkte e
shërbime me cilësi të mirë. Standardi i punimeve konform specifikimeve teknike,
normativave dhe rregulloreve në fuqi është një kusht që duhet plotësuar
domosdoshmërisht.